Sapo kanë dëgjuar se çmimi i patentës do të dyfishohet, qytetarët po dynden në Poliklinika për të marrë vërtetimet e duhura dhe mjekësore për të nisur kursin me çmimet aktuale.pritja e gjate ka sjelle edhe nervozizem tek qytetaret. Drejtori I poliklinikes ne Shkoder Egir Lezha thote se kjo rradhe pritet te zgjase deri ne daten 1 mars kur rritja e cmimit te patentes hyn ne fuqi. 

Megjithate ai thote se ky fluks po perballohet pasi puna ka vijuar me orare te gjata edhe per bluzat e bardha ku ne nje dite presin te pakten 130-150 qytetare vetem per vertetime te patentave. Lezha ka sqaruar qytetaret te cilet kane rinovim te patentes se ata nuk preken nga rritja e cmimit, ndaj mund te evitojne rradhet deri ne ditet e par ate muajit mars ne menyre qe peioritet tu jepet qytetareve qe marrin per here te pare patenten. Rritja e cmimit te marrjes se patentes synon te rrise cilesine duke patur me shume llogari ne dhenjen e lejeve te drejtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu