Social demokratet e Tom Doshit bashkojne votat me opoziten, PD zyrtare dhe rithemelimin, duke i rrezuar kalimin e buxhetit te vitit 2024 bashkise Malesi e Madhe. Mbledhja e zhvilluar mesditen e se henes, ku ishin te pranishem 27 keshilltare, i dha 14 vota pro dhe 13 kunder buxhetit raporton newspower.al. Nderkohe qe 4 keshilltare nuk moren pjese ne mbledhjen me te rendesishme. Me shumice votash nuk u miratua edhe dhenia me qera e nje siperfaqe pyjore ne zonen e Kozhnjes ne Kelmend. Mbledhja u shoqerua me debate ndersa i pranishem ishte edhe kryetari i bashkise Tonin Marinaj. Prej muajsh qe pas zgjedhjeve vendore, PSD doli ne opozite me qendrimet ndaj bashkise Malesi e Madhe dhe kryebashkiakut Marinaj, ku denoncimet dhe kritikat i ka patur te shpeshta sipas newspower.al. Vota e sotme forcoi qendrimin e mbajtur nga kjo force politike qe ne zgjedhje ishte krah PS.






