Ballina Aktualitet Rreziku nga monopatinat, kodi rrugor i konsideron biçikleta, policia nuk i ndëshkon...

Rreziku nga monopatinat, kodi rrugor i konsideron biçikleta, policia nuk i ndëshkon dot

Drejtuesit monopatinave elektrike që nuk njohin ose shkelin rregullat e qarkullimit rrugore për shkak të prakticitetit të mjeteve që pëdorin, janë kthyer në burim aksidentesh. Drejtuesit e mjeteve i fajësojnë për krijimin e situatave të rrezikshme në rrugë, ndërsa Policia Rrugore i ka duart e lidhura për ti ndëshkuar dhe është përndruar tek ndërgjegjësimi i tyre për respektimin e rregullave të rrugës!

Në mes të rrugës, pa skafandë ne kokë dhe me sjellje që rrezikojnë veten dhe të tjerët!

Monopatinat elektrike, janë kthyer në trend kryesisht mes të rinjve por dhe shqetësim në rrugët e tiranës.

Përdoruesit i cilësojnë ekonomike dhe mundësi për të shmangur trafikun,  drejtuesit e mjeteve ankohen se janë kthyer edhe në rrezik, pasi nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Eshte problem. Jane shume te rrezikshem. Ecin shume keq”.

Specialisti i trafikut Urban Gerart Baka, konfirmon rritjen e aksidenteve nga monopatinat.

“Ka rritje te aksidenteve te kesaj kategorie”.

Sipas Kodit rrugor, përdoruesit e këtyre mjeteve elektrike konsiderohen përdorues bicikletash dhe aktualisht nuk ka nisma për ndryshimin e përcaktimit, pavarësisht ndryshimeve.

Në këto kushte, Policisë rrugore i mbetet vetëm këshillimi

Shqetësim më vetë është se një pjesë e mirë e përdoruesve të monopatinave janë të mitur ose persona pa leje drejtimi, që nuk e njohin Kodin rrugore dhe sinjalistikën rrugore, cka rrit rrezikun që ata që përfshihen në aksidente!/oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks