Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku, sidomos kur nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Shkodrës, Agim Ponari, u bën thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht të kujdesshëm në përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ponari thekson se mbushja e bombolave në pika të pa licencuara dhe jashtë kushteve teknike është plotësisht e paligjshme. “Grupet e inspektorëve janë në terren për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të tilla,” deklaron ai. Sipas tij, vëmendje e veçantë duhet treguar edhe ndaj bombolave të vogla, 5 litërshe, të cilat shpesh përdoren në ambiente të mbyllura.

Shërbimi Zjarrfikës i Shkodrës apelon për më shumë kujdes dhe informim të vazhdueshëm nga qytetarët, në mënyrë që të shmangen ngjarje të rënda që mund të shkaktohen nga pakujdesia më e vogël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu