Projekti për kthimin e godinës së bashkisë Shkodër në një muze, është një nisëm e rrezikshme dhe që shkel ligjin, duke i hapur rrugë shkatërrimit të këtij monumenti kulture. I këtij mendimi është arkitekti i njohur Zef Çuni i cili në rrjetin e tij social ka reaguar me nota shqetësuese, duke theksuar:

Statusi i Çunit:

PROJEKTI I RESTAURIMIT TE BASHKISE SE SHKODRES EDHE KY I BERE DHURATE NGA UNE , POR QE DREJTUESIT HOQEN DORE PASI DUAN TA KTHEJNE NDERTESEN NE MUZE HISTORIK.

Pa konsulte me asnje specialist duan te kthejne nje ndertese tipike administrative ne muze çka do te ndryshonte krejt formen dhe funksionin duke e demtuar kete monument kulture te kategorise se pare qe me ligj nuk lejohen nderhyrje te tilla. Ndertesa me e pershtateshme per muze do te ishte shtepia e Dan Hasanit ose Konsullata Italiane (ish Shtepia e Kultures) e nxjerre ne shitje nga Ambasada Italiane.

Debati për monumentet e kulturës dhe qëndrën historike të Shkodrës po përcillet me shqetësim nga arkitektët, inxhinierët dhe specialistët e fushës.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu