Qeveria ka garantuar sigurim jete për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare, duke ofruar mbrojtje shëndetësore dhe financiare si për punonjësit, ashtu edhe për familjet e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se ky sigurim përfaqëson jo vetëm një dhuratë të fundvitit, por edhe një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.Çdo punonjës i siguruar pajiset me policë individuale sigurimi jete dhe shëndeti dhe kartë individuale të sigurimit.Mbulimi i shpenzimeve mjekësore në raste aksidenti përfshin trajtim spitalor, ndërhyrje kirurgjikale/mikrokirurgjikale, medikamente të rekomanduara, vizita dhe ekzaminime, transport mjekësor të nevojshëm.Procedurat e përfitimit janë me garanci paraprake: Punonjësi njofton kompaninë e sigurimit, e cila menjëherë dërgon garancinë e pagesës pranë klinikës ose spitalit ku kryhet shërbimi si dhe me rimbursim; Në rast se shërbimet merren jashtë rrjetit mjekësor, shpenzimet rimbursohen nga kompania e sigurimit menjëherë pas paraqitjes së dokumentacionit përkatës.Drejtori i përgjithshme i Burgjeve, Klevis Qose shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.

Postimi i plotë:
Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar
Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare
Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.
Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit .
Gëzuar festat e fundvitit!
Me urimet më të mira për shëndet, paqe dhe suksese në vitin e ri që po vjen

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu