Një ndërthurje unike e muzikës tradicionale shqiptare me xhazin dhe improvizimin bashkëkohor, erdhi në skenën e teatrit “Migjeni” përmes projektit muzikor “JALBOZ”. Ky udhëtim i rrallë artistik në kuadër të Javës Europiane, erdhi i kuruar nga artistja kosovare Rona Nishliu dhe pianisti Gent Rushi.

Ky udhëtim muzikor që lidh të kaluarën me të tashmen, sjell një frymë të re në skenën shqiptare.

Me një karrierë që ndërthur suksesin personal me përkushtimin ndaj kulturës kombëtare, artistja Rona Nishliu mbetet një zë i vecantë, që i flet mes notave të muzikës dhe emocionit publikut. Pas Shkodrës, rrugëtimi do të vijojë në Korçë dhe Tiranë, falë mbështetjes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu