Ballina Ekonomi Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende...

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

“Tirana është e vetmja bashki për të cilën në vitin 2023 u rishikuan çmimet e referencave për pasuritë e paluajtshme. 60 bashkitë e tjera kanë “ngecur” në referencat e vjetra të 2016, edhe pse pritej që situata të ndryshonte në fillim të këtij viti.”

Fushata e rivlerësimit u mbajt për thuajse 2 vite peng nga qeveria me argumentin se ky proces do të shoqërohej edhe me rishikimin e çmimeve të referencave për bashkitë e tjera.

Fakt është që pavarësisht pritjes, sot rivlerësimi në 60 bashki po bëhet pa pasur në fuqi referencat e reja për pasuritë e patundshme. Ministria e Financave thotë se procesi ligjor është ende në vijim dhe nuk ka një afat se kur ato mund të jenë gati.

“Ka një disbalancë mes çmimit real në treg dhe çmimeve të referencës që kanë ngelur. Nga 2016 në 2026 janë 10 vite dhe në 10 vite, sigurisht që pronat në shumë qytete, jo vetëm në Tiranë dhe bregdet, por edhe në qytete të tjera kanë ndryshuar vlerën. Për shembull, nëse i referohemi Pogradecit, sot në ndërtimet e reja shiten me 1200 euro për metër katrorë, ndërsa me çmimet e referencës të 2016 është 600 euro për metër katrorë”, thotë Dorjan Sanxhaku, agjent imobiliar

Një situatë e tillë lë vend për abuzime.

“Ajo çfarë ndodh është për ata që nuk e bëjnë raportin e rivlerësimit dhe e shesin pronën e tyre me çmimin e tregut, por e deklarojnë me çmimin e referencës, kjo lë hapësirë për të bërë evazion fiskal. Por në momentin që ka raport rivlerësimi nuk ka pengesë, vetëm nëse do të preket nga një projekt dhe nuk ka bërë as raport rivlerësimi”, shton Sanxhaku.

Në këto kushte, qytetarët në rrethe që kërkojnë të rivlerësojnë pronën e tyre, rrugën me më shumë leverdi kanë atë me një ekspert të licencuar, që i jep vlerën e tregut pasurisë. Ndryshe nga Tirana, ku qytetarët mund të zgjedhin mes rivlerësuesit të licencuar dhe çmimeve të referencës të vitit 2023 për pronën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks