Ballina Kulture Ritual Piano Improvisation Festival në 2 dhe 8 Shtator në “Migjeni”

Ritual Piano Improvisation Festival në 2 dhe 8 Shtator në “Migjeni”

Dy koncerte me përmasa muzikore të rëndësishme jo vetëm për Shkodrën do të mbahen në festivalin e ideuar nga Robert Bisha @robertbisha
Ritual Piano Improvisation Festival,
është festivali i vetëm pianistik i rajonit tonë i bazuar kryesisht mbi artin me të lashtë dhe njëkohësisht më modern; improvizimi.
Arti i improvizimit!
Edicioni i tretë ka protagonistë dy pianistë krejt të ndryshëm njëri nga tjetri.
Florian Weber , pianist jazz dhe improvizues i lirë me origjine gjermane.
Publikon për shtëpinë diskografike ECM
dhe bashkëpunon me artistë të ndryshëm.
Një koncert ku melosi, stilemat e jazz-it bashkëkohore, të pop-it cilesor e kështu me rradhë, nuk do mungojnë. Siç tashmë tradite e festivalit, improvizimi i lirë do jetë protagonist sorprizues, zotërues dhe karakterizues i mbrëmjes.
Fabrizio Ottaviucci, pianist i muzikës bashkëkohore dhe improvizues. Kërkues i traditave më mistike muzikore të lashta. Me origjinë italiane dhe një nga interpretuesit me të rëndësishme të muzikës bashkëkohore të ‘900-ndës.
Ka publikuar albume të ndryshme dhe gjithashtu me ECM label.
Ottaviucci do na dhurojë autorë që sjane luajtur kurrë në vëndin tonë dhe që kanë ndryshuar radikalisht muzikën botërore, siç është rasti i J.Cage.
Janë pra dy koncerte të ndryshëm njëri nga tjetri. Me dinamika të pazakonta në vëndin tonë dhe që faleminderit këtyre të fundit, shkaktojnë ndjesi shpirtërore, mendime muzikore te tjera dhe të dobishme për literaturën e dëgjuesit.
Dy raste unike dhe plot guxim, liri, kuriozitet për qytetin e Shkodrës dhe miqtë e tij nga jashtë.

Me ndihmën e çmueshme të Ministrisë së Kulturës, institutit Goethe Zentrum, IIC di Tirana, Bashkia e Shkodrës, qendra Arka dhe Teatri Migjeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks