Ballina Politike “Rithemelimi” i Berishës provon sërish, kërkon regjistrimin si “Partia Demokratike e Shqipërisë”

“Rithemelimi” i Berishës provon sërish, kërkon regjistrimin si “Partia Demokratike e Shqipërisë”

Grupimi i demokratëve që njihet si “Rithemelimi” dhe që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha do të tentojë të regjistrohet si “Partia Demokratike e Shqipërisë” ditën e sotme për zgjedhjet e Kukësit.

Burime pranë selisë së “Rithemelimit” bëjnë me dije se kërkesa do të depozitohet pas disa orësh.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka refuzuar në vazhdimësi kërkesat e “Rithemelimit” për t’u regjistruar si “PDSH”.

Nëse kërkesa do të refuzohet sërish kjo kërkesë, atëherë pritet që ky grupim të regjistrohet në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kukësit me logon e Koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks