Pas fitores në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste Malesi e Madhe po kalon në një fazë të re riorganizimi të strukturave drejtuese. Burime pranë forcës politike bëjnë të ditur se të martën, në orën 16:00, në Koplik, do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të drejtuesve të rinj të partisë. Sipas të njëjtave burime, Elsamed Mukaj aktualisht drejtues në OSHEE dhe Florida Peraj administratore e Vermoshit, do të marrin drejtimin e Partisë Socialiste M.Madhe, duke u emëruar bashkëkryetarë të saj. Ky riorganizim vjen si pjesë e strategjisë së re për forcimin e strukturave lokale dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme.






