Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga faza e dytë e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, Shkodër. Kreu i qeverisë paralajmëron se “kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet”.


Statusi i Rames: 

🔴 Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet👊 *Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱✋🇪🇺

Nderkohe IKMT ka reaguar me heret:

IKMT ka rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit. Janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru. Pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim!

U bëjmë thirrje subjekteve dhe qytetarëve: zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu