Pas protestes së banorëve ka nisur puna në rrugën e Dukagjinit. Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë nxjerrë mjetet në terren që të nisin punën për hapjen e rrugës. Nga shembja e malit humbi jetën një 59-vjeçar, drejtues i eskavatorit.

Statusi i Becit:
Rifillon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.

Pas ndërprerjes disa ditore për shkak të fatkeqësisë së ndodhur, një grup ekspertësh kanë analizuar gjendjen e formacionit shkëmbor.

Pas analizave u vendos që të ndërhyhet me shpërthime të kontrolluara në mënyrë që të hidhet poshtë pjesa e paqëndrueshme e shpatit malor që përbënte rrezik.

Tashmë puna po vijon normalisht për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.

Ky investim kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit për situatën e krijuar deri në pastrimin e plotë të segmentit për një qarkullim të sigurtë të mjeteve dhe banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu