Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur Partisë Demokratike në 11 Maj, për të rikthyer shpresën në Shkodër dhe Shqipëri. Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për deputet i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Bardha Spahia, në festën që u organizua me të rinjtë shkodranë në zonën muzeale të Gjuhadolit. Një festë mbështetje që konfirmoi se rinia do ndryshimin dhe mbështet alternativën e Partisë Demokratike.
Të rinjtë janë energjia, frymëzimi dhe mbështetja kryesore e PD, që në 11 Maj do t’i japin fund kësaj qeverie që prej 12 vitesh ka punuar vetëm për largimin e tyre nga vendi tha në mbyllje Spahia, duke shprehur bindjen tek një fitore e thellë në Shkodër dhe Shqipëri e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.