Ballina Kulture Rikthimi pas 32 vitesh i Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Nisin provat për...

Rikthimi pas 32 vitesh i Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Nisin provat për shfaqjen e parë në Mars

Janë tingujt e orkestrës simfonike të Shkodrës, që rikthehet pas plot 32 vitesh në këtë qytet si një trupë e institucionalizuar. Për një pjesë të artistëve është rivazhdim i një pune të ndërprerë në mes, e për të tjerë rrugëtim i ri, si vetë mosha e tyre. Formacioni orkestral që vjen me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, do ta ketë premierën e parë në muajin mars.

Për profesor Barbullushin emocionet janë të shumta, pasi ai rikthehet në drejtimin e orkestrës që vite më parë ishte po pjesë e saj.

Lajmi i rikthimit të orkestrës simfonike, është për artistët shkodranë ngjarja më e bukur që ndodh në qytet këtë fillim viti.

Me Shkodrën lidhen fillesat e para edhe të Orkestrës Frymore teksa në vitin 1878 ndërsa vendi përjetonte kohëra lufte, në këtë qytet mendohej për artin dhe pikërisht në këtë vit do të themelohej Orkestra Simfonike. Tashmë qyteti do ta ketë sërish këtë identitet muzikor për ta përfaqësuar denjësisht në skena.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks