Me vargjet e këngës “Mall për vendlindjen”, mjeshtria e madhe Justina Aliaj u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni”, në qytetin e saj të lindjes.

Por këtë herë ikona e muzikës dhe skenës shqiptare, zgjodhi të vijë përpara publikut përmes poezisë. Vargjet e bukura shqipe, erdhën në këtë mbrëmje në një ndërthurje të vecantë artistike, nga të mëdhenjt e letrave Budi, Fishta, Mjeda, e Migjeni, e deri tek poetët e rinj.

Shkodra është pika e dobët e saj dhe sa herë kthehet tek rrënjët, emocionet janë ato që e mbërthejnë artisten. Premton se do të vazhdojë të punojë, për të ardhur edhe me të tjera projekte.

Artistët Zhani Ciko dhe David Tukiçi si spektatorë mysafir të kësaj nate, thonë se mbrëmje të tilla duhet të jenë më të shpeshta në skenat e teatrove shqiptarë. Poezia shqip flet aq bukur!

Në skenë bashkë me artsiten, ishte edhe një pjesë e trupës së teatrit “Migjeni”, aktorët Merita Smaja, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Astrit Fani dhe Fritz Selmani, si dhe Kori “ Prenkë Jakova” nën drejtimin e maestro Gjon Shllaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu