Në Shqipëri janë rikthyer rastet e vdekjeve nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se një 85-vjeçar nga Tirana ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Njoftimi i ministrisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 333

Testime totale 2,036,968
Raste pozitive 333,390
Raste të shëruara 329,653
Raste Aktive 140
Humbje jete 3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109
Fier 11
Shkodër. 6
Vlorë 6
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu