Ne pikat e kalimit kufitar Shqiperi Kosove nga sot eshte rikthyer procedura e kontrollit per te gjithe qytetaret e mjetet qe hyjne e dalin ne te dy shtetet.
Aktivizimi i kesaj procedure dha efektet e menjehershme ne krijimin e kolonave te mjeteve ne dy anet e kufirit dhe vonesa gjate kalimit te tij.
Procedura ne fjale do te jete ne fuqi deri me 30 prill e me pas aktivizohet procedura e thjeshtezuar e kalimit te kufirit pa kontrolle per sezonin veror nga 1 maj deri me 30 shtator.
Kjo procedure eshte zbatim i marreveshjeve nderqeveritare per kalimin e lehtesuar te kufitit ne baze te se ciles, automjetet me targa te Shqiperise e Kosoves nuk i nenshtrohen kontrollit te dokumentacionit ne pikat kufitare.
kjo bëhet per te shnangur radhet dhe qendrimet e panevojshme ne kufi.
Kjo procedure aplikohet per 9 muaj gjate vitit e ndare ne sezonin e veres dhe sezonin e dimrit 1 maj 30 shtator dhe 1 nentor 28 shkurt.
Procedura e thjeshtezuar e kalimit te kufirit pa kontrolle aplikohet edhe gjate fundjavave dhe ditet e festave.






