Një nga kantierët më të rëndësishme rrugore që po punohet në veriun e Shqipërisë, është rruga e Komanit që lidh dy prej hidrocentraleve të rëndësishme të vendit, Vau Dejësin me Komanin. Por njëkohësisht k yaks rrugor vitet e fundit ka marrë një rëndësi më të madhe edhe për zhvillimin e turizmit pasi të lidh me lumin e Shalës, luginën e Valbonës dhe një pjesë të Alpeve. Puna ka nisur me 10 kilometrat e parë nga Komani në drejtim të Vaut Dejësi, në segmentin ku gjendja e rrugës ka qenë më e dëmtuar. Për banorët e kësaj zone ky është një investim i shumë pritur dhe që ka ngjallur interes edhe tek të larguarit, që të kthehen të investojnë në vendlindje.

Përveç zhvillimit të turizmit, ndërtimi i rrugës krijon lehtësi edhe për shërbimin shëndetësor në Koman. Në jo pak raste, emergjencat shëndetësore kanë kërkuar dërgimin e pacientëve drejt Shkodrës, dhe distanca e gjatë shpesh ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Rruga e Komanit është një nga rrugët më të vështira, por edhe më piktoreske në veri të Shqipërisë. Ajo lidh qytetin e Shkodrës me liqenin e Komanit dhe vazhdon drejt Fierzës, duke shërbyer si pjesë e një itinerari të rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Alpeve Shqiptare. Kjo zonë është një nga destinacionet turistike kryesore të qarkut të Shkodrës, pasi të çon drejt lumit të Shalës. Megjithatë, amortizimi i rrugës ka shkaktuar probleme të shumta. Me këtë ndërhyrje, zona pritet të ketë një zhvillim të ndjeshëm të turizmit dhe përmirësim të shërbimeve për banorët dhe vizitorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu