Maturantët në të gjithë vendin janë njohur me rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në bashkinë Shkodër janë 380 maturantë që u vlerësuan me notën 10 dhe vetëm 9 prej tyre kanë rezultatuar ngelës nga 1330 të testuar. Drejtuesit e arsimit vlerësojnë rezultatet e provimit të parë që shënuar edhe një rritje të notës mesatare.
Provimin e kanë dhënë gjithsej në shkallë vendi 25 mijë 742 maturantë, ndërsa vetëm 399 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.45%, më e larta e tre viteve të fundit. Gjithashtu, 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.8, një tjetër tregues pozitiv për cilësinë e përgjithshme të rezultateve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota që variojnë nga 7.0 deri në 9.9, me peshën më të madhe që e mban grupi i notave 9.0–9.99, ku renditen 8 073 maturantë.