Pas Internacionales së Djathtë dhe Partive Popullore Evropiane edhe Unioni Internacional Demokratik, edhe Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë e përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime një rezolutë pro Partisë Demokratike.

Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike. Në dokumentin e miratuar këtë të premte, IDU kërkon ruajtjen e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional, si dhe një sistem gjyqësor të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike.

IDU kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke siguruar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet dhe mbështet krijimin e një qeverie kujdestare, të modeluar sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme./A2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu