Informacion i përditësuar mbi situatën në territorin e Qarkut Shkodër:

*Bashkia Shkodër*
Si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”.
Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik.
Po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit.
•Borepastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

*Bashkia Malësi e Madhe*
•Në territorin e kësaj bashkie kanë pushuar reshjet.
• 3 Borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

*Bashkia Vau i Dejës*
•Momentalisht në këtë bashki reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka patur shkëputje të energjisë elektrike. Grupet e punës janë në terren.

*Bashkia Fushë-Arrëz*
•Vijojnë reshje shiu me intensitet të lartë.
•Ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

*Bashkia Pukë*
Në territorin e bashkisë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn ere te forte, momentalisht nuk raportohen problematika.

*DRUK Lezhë*
•Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu.
•Nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës.
•Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.
•Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gadishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu