🔺SITUATA HIDRIKE NË 17-19 SHTATOR
🔹Sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë ditës së sotme datë 17 Shtator të ketë reshje shiu me intensitet të lartë.
🔹Përqendrimi më i lartë i reshjeve pritet të jetë në zonat: Theth, Valbonë, Fierzë, Koman & Pukë. Rritja e prurjeve ka filluar orët e para të mëngjesit si rezultat i reshjeve të rëna me intesitet shumë të lartë, konkretisht: Për 8-orë janë regjistruar:
Fierzë 296 mm
Zogaj 213 mm
Dragobi 43 mm
Theth 62 mm
Prurjet pritet të qëndrojnë në vlera relativisht të larta deri në orët e para të mëngjesit të datës 18 Shtator, më pas do të ketë ulje graduale me ndërprerjen e reshjeve te shiut.
🔹Bazuar në rezultatet e fundit të modeleve numerike të parashikimit të motit gjatë ditës së sotme parashikohet të bjerë mesatarisht edhe rreth 50-70 mm reshje shiu, deri në orët e mbrëmjes.
🔹Sipas llogaritjeve të modelit hidrologjik të lumit Drin (OSS), parashikohet që prurjet sot edhe nesër (17-18 Shtator) të qëndrojnë në vlera relativisht të larta.
Konkretisht prurjet mesatare ditore pritet të arrijnë deri në vlerat:
*Fierzë 700-1000 m3/s
*Koman 500-800 m3/s
*Vau i Dejës 50-100 m3/s.
🔹Për këtë arsye KESH sh.a ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, duke ulur nivelin e HEC Koman në 165.97 m dhe Vau i Dejës në 72.65 m përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vau Dejës si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë;
🔹Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve kërkesa e FTL do të pësojë rënie si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada Drinit.
🔺TË DHËNAT DATA 17 SHTATOR h-10:00:
- Niveli në Fierzë: 268.61 m
- Niveli në Koman: 167.76 m
- Niveli në Vau Dejës: 72.62 m
- PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:
1000 / 700 / 40 m3/s - Rezerva Energjetike: 461 GWh
➡️FTL – Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 12,900 MWh në ditë;
➡️OST – Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 440 MWh në ditë;
➡️PRODHIMI nga kaskada është rreth 5,000 MWh;
➡️IMPORTI për FTL është rreth 8,380 MWh në ditë;
➡️KEK- depozitim në KEK është rreth 830 MWh në ditë;
KESH sh.a