Screenshot

Reshjet intensive të shiut kanë ndikuar në rritjen e rezervës  hidrike në kaskadën e Drinit. Nga të dhënat rezulton se niveli i ujit në Fierzë është mbi 266 metra dhe prurjet mesatare janë 160m³/s.

Pas reshjeve të rëna në verilindje kuota  është rritur me më shumë se    3 metra  brenda pak ditëve duke zhytur sërish nën ujë rrenojat e qytetit të vjetër të Kukësit të cilat si rrallë herë kishin dalë në siperfaqe.

Përmirësimi i situatës hidrike nënkupton rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë.  Hidrocentrali i Fierzës, nuk ishte në punë për prodhimin e energjisë elektrike  një masë kjo për të përmirësuar rezervën energjitike.Por tashmë ka rinisur punën duke prodhuar rreth 240 MW energji elektrike.

Për shkak të situatës së mirë hidrike gjatë ditëve të fundit  korporata elektroenergjitke Shqiptare ka realizuar edhe një proçedurë për shitjen e energjisë elektrike për periudhën 17- 23 nëntor.

Në total Korporata elektroenergjitike ka përfituar rreth 4.5 milion euro nga shitja e energjisë elektrike.

Vjeshta zakonisht është një ndër stinët më të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike në vend  për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Megjithatë kohët e fundit  fokusi është vendosur në rritjene prodhimit të energjisë elektrike nga dielli.

Gjatë këtij viti energjia e përfituar nga parqet fotovoltaike ka siguruar rreth 10% të totalit të energjisë për të cilën ka nevojë vendi. Kjo pritet të ndikojë në uljen e varësisë së sistemit enegjitik shqiptar nga situata  hidrike dhe të ul importet sidomos gjatë verës ku reshjet mungojnë për një kohë të gjatë

Mungesa e reshjeve të shiut ka ndikuar në prodhimin e energjisë gjatë këtij viti por treguesit e sektorit energjitik në vend janë më optimist pasi ka ulje te humbjeve në rrjet e rritje të arkëtimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu