Disa minuta reshje shiu kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës. Situata, e cila përsëritet çdo vit, vazhdon të mbetet pa një zgjidhje konkrete. Bllokimi i hyrjeve të pallateve ka krijuar vështirësi për banorët, duke e bërë të pamundur qarkullimin e tyre në këto kushte.

Sipas Bashkisë Lezhë, pritet që brenda këtij viti të nisë investimi për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza, një projekt që synon t’i japë një zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të vjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu