CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Pasditja e sotme dhe dita e nesërme pritet të shoqërohen me reshje të shumta shiu dhe dy qarqet më të rrezikuara janë Shkodra dhe Kukësi.

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë të ditur se reshjet intensive do të sjellin rritje të prurjeve në nivelet e disa lumenjve në veri dhe jug të vendit.

Sot pasdite (e shtunë, dt. 03) dhe  nesër (e diel, dt. 04) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

RESHJET

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore:  4 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu