Reshjet e shiut qe perfshin pasditen e se martes territorin e bashkise Shkoder kane shkaktuar permbytje te disa prej akseve kryesore te qytetit. Per minuta te tera levizja ka qene e veshtire per qytetaret por edhe mjetet. Mbi kete situate reagoi edhe kryetari i bashkise Benet Beci i cili shkruan:
Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.
Punonjës të Ujësjellës – Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.
Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës.