Ballina Aktualitet Reshje të dëndura dëbore dhe orteqe, bllokohet rruga për në Theth, trashësia...

Reshje të dëndura dëbore dhe orteqe, bllokohet rruga për në Theth, trashësia arrin në 1.5 metra

Aksi Hani Hotit – Vermosh gjatë gjithë pasdites dje, e deri në orët e para të mëngjesit të së dielës ka patur reshje të dendura dëbore shoqëruar me erë të fortë në lartësi mbi 700m.

Trashësia në qafën e Perdelecit arrin mbi 80 cm.

Për shkak edhe të uljes së temperaturave në të gjithë aksin rekomandohet lëvizja me goma dimërore, ndërsa në pjesën e qafës së Perdolecit (Gropat e Selcës-Degezim Vermosh/ Doganë) me zinxhirë, pasi era e fortë sjell nga skarpatat dëbore.

Rruga drejt Thethit ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme vijon të jenë e blokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Gjate natës ka patur reshje të dendura bore dhe orteqe.

Era e fortë në Qafë Thore ka bërë që trashësia e saj të arrij në pika të caktuara mbi 1.5 metra. Po punohet për hapjen e këtij aksi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks