Bashkia Shkodër
•Në territorin e bashkisë vijojnë reshje kryesisht me intessitet mesatar dhe të alternuara me intensitet të lartë.
•Në zonat malore ka reshje dëbore.
Në aksin Bogë–Theth ka reshje shiu deri në lartësinë mbi 1000 m, ku vijojnë reshjet e dëborës.

  • Në zonën e Qafë Thores vijon aktiviteti i rënies së ortekëve, duke mos lejuar aktualisht ndërhyrjen për pastrim në segmentin e tuneleve panoramike.
  • Deri në këto momente nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike apo problematika të tjera në territorin e bashkisë. Bashkia Malësi e Madhe
  • Situata paraqitet kryesisht e qetë.
  • Ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët në njësinë administrative Kelmend.
  • Në akset Dedaj–Razëm dhe Koplik–Bogë raportohen reshje shiu. Rrugët janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika në qarkullim.
  • Përsa i përket furnizimit me energji elektrike, raportohen probleme në një pjesë të zonës së Vrakës, si edhe në linjën që furnizon Bogën. Defektet janë lokalizuar dhe po punohet për riparimin e tyre. Bashkia Vau i Dejës
  • Reshjet vijojnë me intensitet mesatar.
  • Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike, me qarkullimin rrugor apo problematika të tjera. Bashkia Pukë
  • Vijojnë reshje intensive shiu.
  • Deri në këto momente nuk raportohen probleme me energjinë elektrike apo situata emergjente. Bashkia Fushë-Arrëz
  • Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët.
  • Nuk paraqiten probleme me energjinë elektrike.
  • Rrugët auto-rurale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht.
  • Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu