Informacion i përditësuar në territorin e Qarkut Shkodër, ora 19:00
1. *Bashkia Shkodër*
• Situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme.
• Në zonat malore ka reshje të herëpashershme të dëborës, por pa problematika.
Akset rrugore me kalueshmeri optimale
2. *Bashkia Malësi e Madhe*
• Në të gjithë territorin e bashkie nuk raportohen probleme.
• Nuk ka reshje shiu apo reshje dëbore momentalisht sipas rapotimeve.
• Në zonën e Vermoshit ka mungesë të pjesshme të energjisë elektrike, ekipet e OSSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit.
• Gjatë ditës së sotme dhe në vijim është kërkuar vemendje e shtuar nga patrullat e policisë rrugorë për te mos lejuar drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë pa goma dimërore ose zingjirë në varësi të situatës.
Per rreth 3 orë ka patur reshje te dendura dëbore në Bogë e Qafë- Thore, çka ka sjellë për një kohë të shkurtër bllokimin e qarkullimit të automjeteve në këtë segment.
Prej rreth 1 ore qarkullimi është rikthyer në normalitet.
Efektivët e policisë vazhdojnë monitorimin e elementeve të sigurisë së mjeteve në qarkullim në këtë zonë.
3. *Bashkia Vau Dejës*
• Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet e qetë, nuk raportohen problematika.
4. *Bashkia Pukë*
• Nuk raportohen problematika në territorin e kësaj bashkie deri në këto momente.
5. *Bashkia Fushë-Arrëz*
• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
• Mbi lartësinë 930 metër reshjet janë në formë dëbore.
• Deri tani nuk raportohen probleme apo bllokime të rrugëve si pasojë e reshjeve.






