Forcat RENEA kane ushtruar kontrolle gjate mbremjes dhe ne oret e para te mengjesit ne Shkoder dhe disa fshatra prane. Mesohet se ne fokus te kontrolleve kane qene banesa te personave me precedent penal dhe te skeduar nga policia. Burime per newspower.al bejne me dije se jane gjetur arme dhe sende te ndaluara te cilat do te dergohen per ekzaminim ne laboratorin e kriminalistikes. Zyrtarisht nuk jane dhene detaje nga policia e shtetit, ndersa nuk konfirmohet te kete patur persona te arrestuar ne kete operacion. Ky eshte kontrolli i radhes i paraprire nga disa te tjere qe pas atentatit te Dobracit me 4 viktima, ku ende per kete ngjarje nuk ka asnje te arrestuar./newspower.al