Në bashkinë Vau Dejës, është ndërmarrë një nisëm e veçantë nga shokët e Ronato Gecit, 21 vjeçarit I cili humbi jetën 2 vite më parë në Angli. Përmes aktiviteteve të shumta sportive dhe artstike, të rinjtë kanë ndërmarrë një nisëm bamirësie “Renato Jeton” në ndihmë të familjeve në nevojë dhe fëmijëve autik. Organizatori Antonio Pjetraj tregon se përmes këtij organizimi u siguruan fonde për mbështetjen e 40 familjeve në vështirësi ekonomike, po ashtu edhe 1 milion lekë në qendër të një institucioni që trajton fëmijët autik në bashkinë Vau Dejës.
Organizatori tregon se aktivitetetet e organizuara përfshinë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit në disiplinë të ndryshme, pasi edhe I riu Renato Geci kishte shumë talente.
Në organizimin e këtyre aktiviteteve në kuadër të nismës së bamirësisë “Renato Jeton” bashkëpunoi edhe bashkia Vau Dejës.