“Dashuri sjell në këtë botë”, kënga e kënduar nga Rejna Koçi për kategorinë 6-9 vjeç dhe “Sytë e saj” e kënduar nga Ameis Demiraj për kategorinë 10-14 vjeç, u shpallën fituese të edicionit të 62-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Një risi e këtij viti kjo formulë, ndërsa mes magjisë dhe gëzimit që dhurojnë fëmijët, për 3 netë me radhë, Shkodra u kthye në shtëpinë e madhe të artistëve të vegjël nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Në këtë natë finale nuk munguan të ftuarit e veçantë që ndër vite kanë kontribuar për festivalin e fëmijëve si: Rosela Gjylbegu, Elhaida Dani dhe Alis Kallaçi. Prej tre vitesh në festival akordohet edhe çmimi “Kujtim Alija” që në këtë edicion shkoi për mjeshtrat e korit: Bardhyl Hysa, Arben Jubani dhe Leonora Luca. Festa më e madhe e muzikës për fëmijë mbylli një tjetër edicion të suksesshëm, duke vijuar të kontribuojë në artin shqiptar me krijimtarinë e bukur për fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu