“Ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, natyrë e paprekur: ajo që ju pret në veri të Shqipërisë në lumin e Shalës mund të konkurrojë edhe me Tajlandën”. Kështu nis artikulli i një nga agjencitë gjermane të udhëtimeve, “Reise Reporter”, për një nga atraksionet turistike të vendit tonë, siç është Lumi i Shalës. “Reise Reporter” e konsideron Shalën një perlë natyrore evropiane dhe një lumë i pastër që rrjedh në formë gjarperuese përmes natyrës së paprekur. Ky vend natyror në Alpet Shqiptare është aq piktoresk saqë e meriton edhe krahasimin me Tajlandën. Sipas agjencisë gjermane, Lumi i Shales është një mjedis idilik, duke krijuar një adrenalinë për të gjithë ata që kërkojnë aventurat dhe janë dashamirës të natyrës. Për të shijuar lumin unik shqiptar dhe formacionet mbresëlënëse shkëmbore përgjatë tij, ka struktura akomoduese të vogla në formë bujtinash, të cilat ofrojnë dhoma të thjeshta gjatë sezonit të verës dhe duhet të rezervohen paraprakisht. “Reise Reporter” shkruan se për të lëvizur rreth lumit dhe për të eksploruar grykat, ujëvarat dhe burimet natyrore përgjatë tij, ka ture me kajak ose varka për të gjithë vizitorët. Ndër të tjera, agjencia gjermane e udhëtimeve sugjeron për vizitorët se koha më e mirë për të vizituar lumin e Shales me sa më pak turma turistësh janë muajt maj, qershor dhe shtator. Ndërsa në korrik dhe gusht, përveç temperaturave shumë të larta, ka shumë vizitorë. Gjermanja “Reise Reporter” e mbyll artikullin duke treguar edhe mënyrën se si mund të udhëtohet drejt lumit idilik, nëpërmjet varkave ose motoskafeve në liqenin e Komanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu