Nga 61 në 95 bashki, propozimi i partisë demokratike. Shkodra mbetet e paprekur nga ndarja aktuale, ku qarku do të vijojë të ketë 5 bashki. Kryetari i PD Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po bën pazare të papërgjegjshme për reformën territoriale
Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki.
Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit.
Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim.
Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale.
Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së.

Berisha: Ja pse jemi angazhuar në procesin e reformës territoriale
Qytetarët shqiptarë mund të shtojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces.
Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar.
Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.
Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu