Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Red Light 3”. Gjatë operacionit, u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeç dhe Zh. Y., 30 vjeç, të dy për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetase kineze për veprën penale “Prostitucioni”, si dhe shtetasi G. L., 62 vjeç, për “Moskallëzimin e krimit”.

Hetimet treguan se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin sjellë në Shqipëri 5 shtetase të huaja, të cilave u kishin premtuar punësim në qendra masazhesh. Pas mbërritjes në Shqipëri, ato u shfrytëzuan për prostitucion në apartamente të marra me qira. Një nga metodat e përdorura nga autorët ishte reklama e vajzave në faqe online, gjetja e klientëve dhe menaxhimi i pagesave që varionin nga 200-300 euro për shërbim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu