Ballina Sport Reali triumfoi në Superkupë, natë rekordesh në Varshavë, nga Ancelotti te Modric,...

Reali triumfoi në Superkupë, natë rekordesh në Varshavë, nga Ancelotti te Modric, një finale legjendash

Për herë të 6-të në histori, Real Madrid fiton trofeun e Superkupës së Evropës. Të konkurrosh Realin është shumë e vështirë, aq më tepër tani që në galaktikën e Perez është shtuar edhe një super yll si Kylian Mbappe. “Gjeli” më i famshëm bëri një debutim ëndrrash me fanellën e bardhë, shënoi dhe festoi për trofeun e tij të parë me gjigandët spanjollë. Ndaj Atalanta-s, ekipi i Carlo Anvelottit fitoi me rezultatin e pastër 2-0, por gjërat nuk ishin kaq të lehta, pasi Gjimshiti me shokë i vendosi jo pak në vështirësi, ku traversa dhe portieri Courtois mbajtën Realin në lojë. Fituesit e Champions, reaguan në fundin e pjesës së parë ku goditën traversën me Rodrigo, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Valverde gjeti rrugën e rrjetës pas një assisti të pastër nga Vinicius. Në të 68-tën, Bellingham gjeti në zonë Mbappe, me “bomberin” francez që nuk fali duke realizuar golin e dytë, një gol që praktikisht vendosi fatin e këtij takimi pasi Atalanta e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kapiteni Luka Modric ngriti në qiellin e Varshavës trofeun Superkupës së Evropës duke u shndërruar në lojtarin që ka fituar më shumë trofe në historinë e Real Madrid. Ky ishte një trofe i veçantë edhe për Carlo Ancelotti, i 14-ti me Realin duke barazuar Migel Munoz, si trajneri më fitues, i 30-të në karrierën e tij, për herë të 5 fiton Superkupën duke kaluar Pep Guardiola-n, shifra që e shndërrojnë Don Carlon në një legjendë.

“Superkampion me Mbappe”, shkruan AS në faqen e parë, ndërsa në Itali, të përditshmet sportive janë ndalur te suksesi i Carlo Ancelottit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks