Ballina Sport Real Madrid “tremb” sheikët, futet në “lojë” për Cristiano Ronaldon, portugezi në...

Real Madrid “tremb” sheikët, futet në “lojë” për Cristiano Ronaldon, portugezi në dilemë

Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. I mbetur pa skuadër që nga prishja e kontratës së tij me Manchester United, portugezi gjithnjë e më shumë duket i lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku flitet se klubi Al Nassr i ka premtuar një kontratë përtej imagjinatës.

Janë rreth 200 milionë euro në sezon ose 1 miliard euro gjithçka, duke llogaritur dhe rolin e tij si ambasador i këtij vendi në përpjekjet e Arabisë Saudite për të organizuar kampionatin botëror në vitin 2030 së bashku me Egjiptin dhe Greqinë!

Por ndërsa në Arabi e shohin gjithnjë e më afër, “The Sun” shkruan se Reali i Madridit ka vendosur t’i bëjë një ofertë Ronaldos. Propozimi i “Los Blancos” do të ishte ekonomikisht më i ulët se pritshmëritë e yllit portugez.

Mësohet se Ronaldo ka kërkuar pak kohë për të vendosur nëse do të pranojë ose jo ofertën e Realit të Madridit. Përveç kësaj, “The Sun” thekson se madrilenët ia kanë bërë të qartë Cristianos se ai nuk do ta ketë të garantuar vendin e titullarit. Ndërsa mediat spanjolle përgenjshtrojnë këtë lajm, duke shkruar se presidenti Perez nuk duket i interesuar për Ronaldon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks