Ballina Aktualitet Razma turistike dhe Boga prej 10 orësh pa energji elektrike

Razma turistike dhe Boga prej 10 orësh pa energji elektrike

Prej më shumë se 10 orësh, zonat turistike të Razmës dhe Bogës ndodhen pa energji elektrike. Shkak për ndërprerjen është bërë rrjeti i amortizuar i shpërndarjes, i cili pëson dëmtime sa herë që ka një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike.

Banorët dhe bizneset e zonës thonë se mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem i përsëritur, duke sjellë vështirësi të mëdha për jetesën e përditshme dhe veçanërisht për aktivitetin turistik, që në këtë periudhë ka fluks të lartë vizitorësh.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi situata e përsëritur e ikjes së dritave dëmton jo vetëm ekonominë lokale, por edhe imazhin turistik të këtyre destinacioneve të njohura malore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks