Dy nga zonat më të njohura turistike të veriut, Razma dhe Boga, po përballen me mungesë energjie elektrike prej më shumë se 24 orësh, duke krijuar vështirësi si për banorët, ashtu edhe për vizitorët që ndodhen në zonë. Sipas banorëve, ndërprerja e energjisë ka nisur prej 3 ditesh, ndërsa 24 oret e fundit nuk ka furnizim, ndersa nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga operatori i shpërndarjes për shkakun apo kohën e rikthimit të energjisë. Mungesa e dritave raporton newspower.al ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetet turistike, pasi shumë biznese, bujtina dhe struktura akomoduese në këto zona janë detyruar të funksionojnë me gjeneratorë, duke përballuar kosto shtesë dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve për vizitorët. Në një kohë kur flitet për zhvillimin e turizmit malor dhe promovimin e destinacioneve natyrore të veriut, situata e krijuar në Razmë dhe Bogë tregon se problemet infrastrukturore vijojnë të mbeten një pengesë reale për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit thekson newspower.al. Banorët dhe operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një zgjidhje të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në mes të sezonit turistik./newspower.al
Ballina Aktualitet Razma dhe Boga turistike pa energji elektrike, turistët dhe banorët në vështirësi!






