Është hedhur pasditen e sotme shorti i turit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”, në të cilin merr pjesë edhe ekipi i Vllaznisë. Goglat e kanë përballur atë me skuadrën e njohur italiane, Inter. Ndeshja e parë do të luhet në datat 7/8 tetor në Milano, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Shkodër.
Skuadra kuqeblu siguroi kualifikimin në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi ndaj ukrainaseve të Kolos Kovalivka, me rezultatin identik 2-0.