Kryeministri Edi Rama ka folur për listat e deputetëve të Partisë Socialiste në rubrikën “Sy më Sy”, duke theksuar se nuk ekziston një “skuadër perfekte”, por se do të formohet një skuadër shumë e mirë. Ai ka shtuar se kjo skuadër do të përfshijë një kombinim të eksperiencës dhe energjisë së rinisë, duke siguruar vazhdimësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama e përshkroi këtë skuadër si një përzierje të njohurive dhe eksperiencës, dhe të rinisë që do të sjellë energji të re.
Rama: Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhur me kohën. Do jetë skuadra me e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji
“Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por dhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri, etj”, shtoi më tej.