Janë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.

Kryeministri u ka lënë detyrë drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar. Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.

Sipas Ramës, ky shërbim kërkoi që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhet së shpejti publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu