Nga Shkodra në një takim me sipërmarrësit e rinj, kryeministri Edi Rama tha se vetëm në energji dhe ujë janë bërë rreth 200 milionë euro investime. Kreu i qeverisë përmendi rrugët e lëna në harresë, teksa tha se janë hapur shumë kantiere dhe një pjesë e mirë e tyre janë drejt përfundimit.
“E kuptoj mirë nevojën për më shumë por shikoni se e paska përgatitur Beneti atje investimet që janë bërë në këtë qark, edhe shikoni vetëm energjinë, investimet në energji dhe për furnizim me ujë janë mbi 190 mln euro. Gati 200 mln vetëm në energji elektrike dhe ujë që ka qenë katastrofë. Patjetër që duhet më shumë. Nuk diskutohet që rruga 2106 metra, por të mos harrojmë se kemi në kantier rrugën e Dukagjinit që ishte kërkesë. Rrugs e Komanit tjetër histori shumë vjeçare, rruga Shëngjin-Velipojë që në prill besoj se mbaron dhe do të jetë e hapur këtë sezon turistik. Rruga Shirokë-Zogaj që lidh Shkodrën me Malin e Zi, kështu që faktikisht janë kantiere që të gjitha kanë pasur nevojë të hapen por nuk janë bërë në shumë vite dhe tani janë të gjitha drejt përfundimit ose në punë.”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë e cilësoi Thethin si një “shkollë” pasi pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë të rinj. Ai gjithashtu kërkoi që të shtohen njësitë akomoduese në Shkodër për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve.