Kryeministri Edi Rama shtoi sot iftar për besimtarët për mbylljen e muajit të Ramazanit.

Në hyrje të fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu agjërim dhe lutje të pranuar për besimtarët.

Më tej ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë jo që nuk janë problem për BE, por janë vlerë e shtuar.

Të gjithë u së bashku që dashamirësisht pranuat ftesën time për të qenë dëshmitare të frymë së vëllazërimit që i prin iftarit, mirë se keni ardhur!

Ky është iftar i posaçëm pasi imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan që u vlerësua me një çmim ndërkombëtar me arkitekturën, sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë. Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra e diplomuara në Itali.

Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet. Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan. Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, tha Rama.

Më tej kryesocialisti u shpreh “Evropa ka nevojë sot për Turqinë dhe aleatët. Unë nuk e teproj po të them se thonë shumë edhe për melhemin e sotëm që Evropa ka nevojë. Për ne bashkimi me Evropën është vëllazërim, është lidhje në një shtëpi të përbashkët.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu