Ballina Politike Rama: Shkodrën e gjetëm me “lakun në fyt”, do investojmë në zhvillimin...

Rama: Shkodrën e gjetëm me “lakun në fyt”, do investojmë në zhvillimin e kësaj zone

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e qeverisë për qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se investimet do të nisin që nga pastërtia dhe mirëmbajtje e qytetit e deri tek tregjet. “E gjetëm me lakun” në fyt”, kështu shprehet kryeministri për Shkodrën, duke nënvizuar se pas marrjes të pushtetit lokal nuk do të mungojnë investimet.

 “Shkodra do të ketë më në fund një hyrje, sepse Shkodra nuk ka hyrje, në Shkodër hyhet si fshehtas”, tha ai duke nënvizuar se e tillë ishte edhe Vlora para se të investohej. “Një qytet që ka bekimin e ujit nga Zoti, nga natyra, dhe kur ti hyn dhe nuk sheh ujë fare, sepse i ke të gjitha pamjet e zëna është një qytetet që është marr137 peng, me lakun në fyt. Do ia heqim lakun dhe do të jetë një zhvillim i bukur në atë zonë”, tha ai. Ai bëri me dije se pjesë e projekteve për qytetin e Shkodrës është edhe mirëmbajtja dhe ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, si dhe në të tjera qendra historike dhe atraksione të kësaj zone. Sipas Ramës, që nga marrja e pushtetit vendor nga socialistët, Shkodra i është nënshtruar një transformimi të dukshëm e të prekshëm nga çdo qytetar.

Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë ndaj kryebashkiakut Benet Beci.

“Projekti i energjisë diellore për banesat që shpresoj të ecë përpara por është Beneti pa qeverinë dhe unë kam besim që Beneti duke qenë me një këmbë të majtë dhe një këmbë të djathtë se ne të tjerët jemi me dy këmbë të majta do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë se të majtën di ta përdori se ia hedhim ne topat. Pa harruar rrugën e Dukagjinit, një projekt i premtuar shumë por jo nga unë. Kur unë i thashë se ai nuk donte, më tha se një nga gjërat është rruga e Dukagjinit dhe ta premtoja unë. Unë e kam zor ta premtoj një fjalë por po ta them bëj çmos ta mbaj, pavarësisht se politika është si jeta që gjatë rrugës i ndryshojmë planet. Ama mbajtja e zotimeve është çështje kohe. I kemi mbajtur pjesën më të madhe. Arsyeja se pse jemi këtu është që t’i mbajmë të gjitha zotimet. Ky është takimi i parë me një vend që nuk e qeverisnim më përpara. Duke qenë se jemi këtu për të mbyllur ciklin e takimeve para Kongresit e pashë të arsyeshme të flas për këtë qytet të bekuar që jetoi 30 vjet me idenë që mallkimi ishim ne dhe vetëm sa ka filluar ta shohë që ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetër kush”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Shkodër, zbuloi se çfarë i kërkoi Benet Beci gjatë kohës që diskutonin për ta patur si kandidat për Bashkinë. Rama theksoi se Beneti i kërkoi që të bënte premtimin për rrugën e Dukagjinit, në mënyrë që ky zotim të mbahej.

“Kur i thashë Benetit që të konsideronte kandidaimin për Bashkinë e Shkodrës, ai me kërkoi që unë ta premtoja rrugën e Dukagjinit, pasi Beneti e di që unë po e thashë një fjalë, e kam shumë të vështirë të mos e mbaj”, u shpreh Rama. Më tej keu i qeverisë theksoi se ai dhe Partia Socialiste do të vijojnë të kërkojnë vota në Shkodër, në mënyrë që të mbajnë çdo zotim që kanë bërë. “Politika është si jeta, që ndodhin shumë gjëra, dhe i ndryshojnë planet i modifikojnë. Mbajtja e zotimeve është çështje kohe. Ne i kemi mbajtur një pjesë të madhe të zotimeve, kemi një pjesë të madhe për të mbajtur. Por unë prandaj do vij ta kërkoj votën për të mbajtur zotimet”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks