Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Shkodër theksoi se gjatë këtyre dy viteve kur drejtimin e Bashkisë së Shkodrës e ka marrë PS ky qytetet është transformuar.
Ai theksoi se PS është forca e cila ka transforuar Shqipërinë dhe këtë e kuptuan edhe shkodranët, kur për herë të parë dy vite më parë u shkëputën nga Sekretari i Enver Hoxhës (Sali Berisha) dhe dolën nga errësira.
“Me thënë të drejtën dikur më vinte inat. Thosha me vete të më thonë mua komunist e të mbajnë në krahë një sekretar të Enver Hoxhës që për 25 vite i ka shërbyer byrosë politike dhe ka internuar njeërz se me demek është simbol i lirisë mua mu duk sikur nuk kishte më shpresë këtu dhe më dukej sikur Shkodra do mbetej shumë gjatë në errësisë. Sot Shkodra jo vetëm ka shpresë, por ka hyrë në një rrugë pa kthim. Vjet patë vetëm një pjesë të historisë së re të Shkodrës, patë që rrugët gumëzhinin nga turistët. Gjithë bizneset e Shkodrës kanë realizuar të ardhurat më të mëdha në të gjithë historinë e vet. Po të shkojmë jashtë Shkodrës kemi shumë gjëra për të treguar”, tha Rama.
Më tej kryeministri Rama tha se për herë të parë Shqiëpria është e respektuar nga vendet e Europës, por për të qenë të barabartë me gjithë qytetarët europianë edhe shqiptarët kanë nevojë për pasaportën e BE.
“Në këto vite ka qenë një përjekje e madhe dhe një këmbëngulje e madhe për t’iu imponuar të huajve që të na shohin si të barabartë. Shqipëria sot ndryshe nga një dekadë më parë është e respektuar e besuar. Por kjo nuk mjafton, pavarësisht se jemi te respektuar edhe sepse e gjithë Europa do të zbresë në Tiranë në 16 maj, sërish nuk jemi të barabartë. Barazinë e plotë si gjithë europianët na e jep pasaporta e Europës”, tha kryeministri.
Në vijim të fjalës së tij Rama theksoi se zgjedhet e 11 majit janë historike për vendin, pasi nuk votohet për atë që qeverisë njëherë në katër vite, por votohet për të ardhmen europiane.
“Ky është momenti. Kini parasysh që BE nuk mabn derën hapur gjithmonë. Është hera e parë që ajo derë prej 1990-ës është hapur për Shqipërinë dhe ata nuk mbajnë fjalimet e zakonshme. Ata na kanë hapur derën, na kanë vënë para 200 e kusur faqe negociatash dhe na kanë thënë plotësojini dhe bëhuni pjesë e kësaj familjeje. Në 11 maj të prodhojmë një fuqi të madhe vendimmarrëse për BE-në”, tha ndër të tjera Rama.