Ballina Aktualitet Rama “rrëmben” automatikun në dorë dhe bëhet gati për Lituaninë. Video-montazhi i...

Rama “rrëmben” automatikun në dorë dhe bëhet gati për Lituaninë. Video-montazhi i krerëve të NATO-s 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim plot humor, ku në një videomontazh shfaqen krerët e shteteve anëtare në NATO.

Videon në fjalë, që duket si një film aksion, nis me kreun e NATO-s, Stoltenberg, Macron, Biden e mes personazheve, me armë në dorë shfaqet dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që figura që mbyll ‘shfaqen’ është Zelensky, presidenti i Ukrainës.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë????”, shkruan Rama. Kujtojmë se samiti dyditor i NATO-s në kryeqytetin lituanez përfundoi të mërkurën me një premtim për mbështetje të fortë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, e cila ka kaluar 500 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks