Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, u ndal u ndal tek dobia që ka marrja e pasaportës europiane dhe anëtarësimi i Shqipërinë në familjen e Bashkimit Evropian.
Rama theksoi se integrimi në këtë familje lë mënjanë njëherë e mirë të gjithë dallimet mes popujve dhe kombeve.
Rama: Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur, ikën e dhe me këtë qe kemi. Ke të drejtë, pasaporta evropiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë evropian, dinjitetin e udhëtarit evropian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE për ta pyetur me policë ku po shkon. Dinjitetin e studentit evropian, kudo ku studion në Evropë gëzon të drejta të barabarta me studentet që janë lindur dhe janë rritur në atë vende të Evropës. Dinjitetin e punëmarrësit evropian, ku kudo që punon ën Evropës gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit të lindur dhe të rritur në atë vend të Evropës.
Rama nënvizoi se ai personalisht dhe Partia Socialiste kanë kapacitetin për të integruar vendin në Bashkimin Evropian, brenda kësaj dekade, duke kërkuar kështu votën e qytetarëve më 11 maj.
Rama: Dinjitetin e njeriut të lirë, të barabartë, që gëzon çdo të drejtë evropiane dhe çdo mundësi të krijuar nga rrjeti i solidaritetit evropian. Shqipëria sot nuk ka lidhje fare me atë që ishte. Vetëm unë dhe PS dhe me shumicën e shqiptarëve mund ta bëjmë këtë kapërcim epokal historik për Shqipërinë dhe ta ulim Shqipërinë në tryezën e përbashkët të familjes evropiane si e barabartë mes të barabartë, ëndërr e vjetër dhe amanet po kaq i vjetër.