Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë platformën ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet e hapësirës publike. Ai thekson se kjo është një dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike. Në rast mosreagimi brenda 24 orëve nga institucionet përkatëse, mund të plotësohet edhe një formular për ankesën. Deri më tani, nga të dhënat e raportuara në portal, janë denoncuar 11 raste. Hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri pak ditë më parë teksa theksonte se do të kishte ndëshkime të ashpra për zaptuesit e hapësirave. Nisma vjen në kuadër të aksionit që ka nisur në rang vendi për të çliruar pronat që i përkasin komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu